Menaxherë pa fund në Korçë, Guri vëzhgohet nga trajneri i gjigantit austriak

Tribuna VIP e stadiumit juglindor mbrëmë ka qenë e tejmbushur. Ka qenë edhe trajneri i Rapidit të Vjenës. Ja lojtarët që po vëzhgoheshin…!?

Ndërkohë që tribuna e stadiumit “Skënderbeu” mbrëmë ka qenë e tejmbushur me VIP-a të shumtë që kishin ardhur enkas për të ndjekur këtë takim, gazeta “Sport Ekspres” zbulon se kanë qenë edhe menaxherë të shumtë, drejtues sportivë nga jashtë vendit dhe skautë. Të gjithë këta kishin një qëllim të përbashkët, për të ndjekur lojtarë të ndryshëm nga të dy skuadrat, por edhe për të parë një ndeshje të madhe si kjo e kampiones në fuqi dhe nënkampiones së vendit. Gazeta zbulon më tej se kanë qenë gjithsesi 8 menaxherë, por edhe drejtues sportivë të disa skuadrave të huaja, të cilët ndodheshin në tribunën VIP.

I pari që ka mbërritur në stadium dhe që ka pasur interes të veçantë për këtë ndeshje ka qenë trajneri i Rapidit të Vjenës. Pranë tij kanë qenë edhe drejtorë sportivë dhe menaxherë të tre skuadrave të mirënjohura në Belgjikë, Turqia e koracia. Bëhet fjalë për menaxherë dhe drejtues sportivë të klubeve të njohura belge, si Oostende, Gent dhe Zulte Waregem. Plus këtyre, kishte ardhur enkas për këtë takim edhe një përfaqësues i Kombëtares së Kamerunit. Vargu i gjatë i atyre që kishin udhëtuar nga jashtë për të ndjekur këtë ndeshje ishin edhe shumë sakutë të tjerë edhe këta me objektivin për të ndjekur lojtarë të ndryshëm. Midis tyre gjeje edhe menaxherin e mirënjohur shqiptar dhe atë që punon shumë për Skënderbeun, për shkak të miqësisë që ka me drejtuesit, Shkumbin Qormemeti. Pa diskutim që ky interesim kaq i madh i menaxherëve, drejtuesve dhe përfaqësues të klubeve të huaja tregon qartë se futbolli në Shqipëri është rritur shumë. Përveç ndeshjes, cili ka qenë misioni tjetër i tyre?

Disa lojtarë që dje kanë qenë të fokusuar dhe që jo më kot gjithë këta emra kishin mbërritur në Korçë për të ndjekur këtë takim. Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i Superiores me 16 gola, Sindrit Guri, dje ka qenë i pari në fokusin e menaxherëve. Për sa i përket ekipit të Skënderbeut, kanë qenë disa lojtarë që mbrëmë janë vëzhguar. Enis Gavazaj, Sabjen Lilaj, Ali Soue, apo edhe Fidan Aliti dhe ndonjë tjetër, kanë tërhequr interesimin e ekipeve të huaja dhe kjo bëri që mbrëmë në Korçë të kishte menaxherë dhe drejtues të huaj më shumë se në çdo stadium tjetër. Tani mbetet për t’u parë se ç’farë do të ndodhë në ditët në vazhdim, pas shënimeve që të gjithë kanë mbajtur mbrëmë në Korçë. Te Kukësi sytë veç gurit kanë qenë dhe tek Rrumbullaku, Alla dhe Hoxha.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online