Kukësi kërkon titullin kampion dhe shpreson që Partizani të ndalet në derbi. Gjithsesi fillimisht duhet të mendojë për ndeshjen e vet me Luftëtarin, që luhet të shtunën. Tashmë ka marrë formë zyrtare edhe zhvendosja e përhershme në “Elbasan Arena”.
Pas disa takimeve në Kamzë, drejtuesit e Kukësit kanë menduar që t’i luajnë ndeshjet si pritës në Elbasan. Në një fushë të mirë dhe më të madhe janë mundësitë që skuadra e drejtuar nga Armando Cungu të shprehet më mirë dhe të marrë rezultate pozitive.
Tekniku shkodran për këtë takim do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësit Ylli Shameti e Ardian Cuculi. Të dy munguan kundër Kamzës për shkak se kishin plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Me Luftëtarin fitorja është detyrim për Kukësin, duke ditur objektivin që kanë për të fituar titullin kampion.