Kukësi devijon sërish, Gega tërhiqet nga gara për stolin!

0

Duhej të ishte dita e prezantimit të trajnerit të ri, Skënder Gegës, por si gjithmonë Safet Gjici është i paparashikueshëm dhe duket se ka bërë një kthesë të fortë.

Skënder Gega është tërhequr përfundimisht nga gara për stolin e Kukësit, duke e parë që Kukësi pati vetëm premtime, por asgjë reale.

Sot Gega duhej të prezantohej, në teori, por nga Kukësi askush nuk e telefoni dhe tani “Vipsport.al” publikon mesazhin e tërheqjes së Gegës, dukshëm i zhgënjyer, pasi kishte javë të tëra që priste e merrte premtime, që me sa duket kanë qenë boshe.

A ka dashur Kukësi vërtet të punësojë Gegën, apo ka qenë thjesht një mënyrë presioni ndaj Gjokës? Nuk dihet ende, do ta zbulojmë më vonë, por ky është mesazhi i nisur nga Gega drejt Naim Halilit, menaxherit të Kukësit:

“Përshëndetje z.drejtor!

Meqenëse je personi që më ke kontaktuar dhe kemi pasur shumë takime dhe biseda për mundësinë e një bashkëpunimi.

Po iu drejtohem juve që ta bëni me dije edhe klubin.

Karakteri dhe formimi im profesional më shtynë të jem korrekt me ju.

Sot kam vendosur që ky projekt dhe interes i përbashkët mos të vazhdojë me. Dje ne mbrëmje më njoftuat qe sot në 09:30 do bënim prezantimin zyrtar, ndërsa sot nuk po kryeni atë që ramë dakord dhe mbi të gjitha Ju më kërkuat. Në aspektin profesional nuk më duket korrekte.

Ju falënderoj për respektin dhe interesimin tuaj.

Ju uroj suksese ju dhe F.K Kukësit

Me respekt

Skënder Gega”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.