Kukësi “blindon” mbrojtjen, rinovon edhe një tjetër

Kukësi e nisi me një barazim 1-1 edicionin e ri futbollistik me Laçin. Pas Kupave të Europës, fokusi ishte tek sezoni i ri, por dhe tek rinovimet. Pas Ylli Shametit dhe Besar Musollit, sot ka qenë radha e Simo Rrumbullakut që të zgjaste bashkëpunimin me nënkampionët.

“SportEkspres.com” mëson se pak minuta më parë Rrumbullaku ka rinovuar dhe për një vit tjetër kontratën me Kukësin, por me detaje financiare të përmirësuara. Gjirokastritit luan prej një sezoni e gjysmë te skuadra kuksiane, ku ka arritur që të fitojë dhe titullin kampion.

Konkurrenca në linjën e majtë të mbrojtjes nuk është e vogël, pasi veç Rrumbullakut në këtë pozicion aktivizohet dhe Zguro dhe Peposhi. Gjithashtu edhe Cuculi mund të përshtatet mjaft mirë. Pavarësisht kësaj, “çelësat” e këtij pozicioni duket se janë pronë e Rrumbullakut, i cili që vijon të mbetet “kuksian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *