Ditën e djeshme vëmendja u përqendrua te Hair Zeqiri, Rustem Hoxha dhe spanjolli Serran, por Kukësi mbylli edhe një afrim tjetër, më pak të bujshëm.
Një tjetër lojtar që i është bashkangjitur Kukësit është edhe mesfushori Mario Mata. 19-vjeçari luan në krah të mesfushës dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e moshave të Okserit në Francë. I riu dëshiron të provojë veten në Shqipëri dhe këtë mundësi ia ka dhënë skuadra e Kukësit, që do ta mbajë nën vëzhgim atë.
Nuk dihet ende nëse Mata do të përfshihet në ekipin e parë, apo në ekipin B, por gjithsesi nëse do të jetë cilësor, trajneri Ernest Gjoka do ta ketë nën vëzhgim.