“Kujt i flet ashtu?”, Nejmar për pak sa nuk përleshet me shokun e ekipit!

Nejmar duket se nuk ka më qetësi, që prej eliminimit të PSG-së në Champions League, që do të thotë një tjetër sezon i dështuar, përtej titullit kampion.

Pas finales së kupës braziliani shigjetoi të rinjtë në ekip, duke thënë se “duhet të dëgjojnë, jo të flasin”, ndërsa tani Le Parisien zbulon se ndër lojtarët në shënjestër për sjelljen e tyre kanë qenë portieri Alfons Areola dhe mbrojtësi Presnel Kimpembe, të cilët sipas Nejmar kanë ndryshuar sjellje që kur janë bërë kampionë.

Inati me Kimpembe lidhet me një ngjarje në pushimin e ndeshjes ndaj Nantës, që kryesonte 2-1. Aty mungonin Tiago Silva, Mbape dhe Edinson Kavani, ndërsa trajneri Tuhel e kritikoi ashpër ekipin.

Pas largimit të tij, kapiteni në atë ndeshje, pikërist Kimpembe, mbajti një fjalim para ekipit në dhomën e zhveshjes, duke u thënë shokëve të mos e dëgjonin trajnerin dhe të jepnin gjithcka në pjesën e dytë. Kjo e nervozoi pa mase Nejmarin.

SHERRI – Episodi i dytë erdhi javën e shkuar në ndeshjen ndaj Monpeljesë. Atë ditë Draksler i kërkoi llogari Nejmarit, duke i thënë që të mos e tepronte me mbajtjen e topit dhe të kërkonte më shumë shokët e ekipit.

Nejmar, i tërbuar, iu kthye gjermanit: “Kujt i flet ashtu? E vetmja gjë që di të bësh është të pasosh pas“. Debati u nxeh keq, aq sa u rrezikua boksi, por ndërhynë trajneri Tuhel dhe drejtori sportiv Antero Henrike, për t’i ndarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online