Kualifikueset e Botërorit për femra/ Shqipëria fiton me goleadë në transfertën e Armenisë!

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një fitore të shkëlqyer ndaj Armenisë në eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, që u luajt sot në stadiumin e qytetet armen Amavir. Përfaqësuesja kuqezi triumfoi me rezultatin 4-0 dhe bërë një lojë mjaft të mirë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve në Grupin F të kualifikueseve, një rekord historik për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e 23-të me Maksutin, që mori një krosim nga e Currajt dhe shënoi pas një gjuajte me kokë, duke befasuar portieren armene. Në minutat shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i tretë i Shqipërisë, kur pas një inkursioni të bukur të Krasniqit në të majtë mesfushorja e talentuar hedh një krosim në zonë dhe aty Gjini godet saktë me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqezi vazhdojnë të dominojnë dhe minutën e 58-të vjen edhe goli i katërt. Kundërsulm i shpejt i Shqipërisë me Doçin që merr një pasim të gjatë dhe hap lojën në të majtë te Krasniqi, e cila pas një depërtimi pason në qendër të zonës të Maksuti. Kjo e fundit e ka shumë të lehtë të shënojë golin e dytë personal dhe të fiksojë shifrat në 4-0. Në minutën e 76-të Shqipëria ka një shans të mirë për golin e pestë, kur gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Krasniqit. Goditja e Doçit nga pika e bardhë devijohet nga portierja armene dhe në vijim të aksionit Gjini godet, por topi përplaset në shtyllën pingule.

Ndërkaq, trajneri Grima bën disa zvëndësime duke hedhur në fushën e lojës Tukajn, Metallën, Lufon, Borcin dhe Methoxhën, ndrëkohë që vajzat kuqezi krijojnë vazhdimisht raste për gol, por pa arritur të shënojnë deri në fund. Sfida mbyllet me rezultatin 4-0 për Shqipërinë, që merr kështu një fitore të vyer në transfertë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online