Kualifikimi i Teutës ndaj Shamrock ka vetëm një rrugë, rasti i Vllaznisë e ndihmon për të kuptuar situatën

Shansi i vetëm për ekipet e Superiores që të shohin një skuadër në grupet e “Conference League” është Teuta. Pavarësisht ecurisë mbreslënëse të Laçit në Europë, fati i goglave nuk ishte në anën e tyre. Anderlehti ishte rival i tepërt për kurbinasit që e panë veten të eliminuar që në ndeshjen e parë pas humbjes në shifrat 0-3.

Ndërkohë durrsakët kishin më tepër favorizim në short për “Conference League” pasi vinin si ekipi kampion nga Shqipëria. Ndeshja e parë u humb në shifrat 1-0 ndaj Shamrock, ndërsa irlandezët dominuan thuajse në 90 minuta. Hera e fundit që një skuadër shqiptare humbi me të njëjtin rezultat ishte Vllaznia kundër AEL Limasol.

Me një stadium të mbushur në ndeshjen e kthimit dhe mes entuziazmit të madh, shkodranët do të eliminoheshin nga Europa. Ky shembull e ndihmon Teutën për të kuptuar situatën. Mjaftoi një gol në fillimin e ndeshjes që Vllaznia të merrte goditjen fatale. Pra ekipet shqiptare e kanë ende të vështirë që të superojnë situatën në aspektin psikologjik dhe që të arrijnë përmbysjen e rezultatit.

Teuta duhet të ketë balancën perfekte mes një mbrojtje të kujdesshme dhe sulmi që duhet të jetë shqetësues në çdo moment për kundërshtarin. Nëse goli i parë do të vijë nga Shamrock, me siguri që mbyllen menjëherë llogaritë e kualifikimit. Më tepër pritet nga Kallaku dhe Seferi, ndërsa kërkohet shkëlqimi i Plakut si me Inter Escaldes.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se kundërshtari është shumë më mirë në aspektin fizik dhe e tregoi më së miri ndeshja e parë pasi e kanë kaluar javën e 20 të kampionatit. E vetmja rrugë që Teuta të kalojë në “Play-Off” është që mbrojtja e Teutës të përsëris mbrëmjen magjike të ndeshjes së parë ku rezistuan për 90 minuta më rivalin në zonën e tyre. Por ndryshe nga ajo natë, këtë herë duhet të ketë aksione sulmuese. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online