Ku është Pero Pejiç i Shqipërisë?

0

Pero Pejiç ishte shënuesi më i mirë i kampionatit ë shkuar në Shqipëri me 28 gola, një makineri e vërtetë realizimesh, që në fund fitoi titullin dhe Këpucën e Artë. Ka pasur gjithnjë një pikë se si ka mundësi që i huaji më i rëndësishëm që ka luajtur ndonjëherë në Superiore nuk jep më të mirën jashtë Shqipërisë. Shikoni statistikat e këtij sezoni në Kroaci, 79 minuta si zëvendësues në dy ndeshje, ndërkohë që po luhet java e gjashtë. Gola të shënuar, asnjë. Goxha ndryshim. Në Shqipëri ka shënuar diçka te 120 gola në total.

Ekuban ishte i dyti në listën e golashënuesve në sezonin e shkuar në Shqipëri. Ai shënoi 17 gola në kampionat, ndërkohë që deri tani ka realizuar 1 gol në Kupën e Anglisë. Nga Partizani u transferua te Lidsi.

Hamdi Salihi të premten shënoi dy gola të tjerë në Austri. Në 7 ndeshje ka shënuar 6 gola, në ligën e dytë austriake me Viner Nojshtat. Sezonin e shkuar me Skënderbeun shënoi 15 gola në kampionat. Salihi është futbollisti shqiptar që ka shënuar më shumë gola në historinë e këtij sporti, shifra totale duhet të ketë kaluar 270.

Kampionatit shqiptar këtë edicion do t’i mungojnë tre lojtarë kryesorë që dërgojnë topin në rrjetë. Ata po provojnë të bëjnë njësoj diku tjetër. Salihi edhe mund ta arrijë kuotën e një edicioni më parë, ndërsa Pejiç e Ekuban do ta kenë të vështirë. Pero pothuaj të pamundur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.