Kthehet derbi i kryeqytetit, tifozët përgatisin sfidën!

0

Partizani-Tirana rikthehet… Këtë herë, topi është i rrumbullakët, por luhet me duar dhe jo me këmbë! Luhet në një sallë basketbolli dhe sigurisht me një numër më të vogël tifozësh, por që do të jenë të zhurmshëm.

Në fakt, pritet që ditën e sotme, supersfida mes të kuqëve dhe bardhebluve, derbi i kryeqytetit, të ketë protagonistë si “Ultras Guerrils”, ashtu edhe “Tirona Fanatics”. Të dy tifogrupet kanë bërë me dije se për nesër duhet të jenë në pallat të sportit (Asllan Rusi) për këtë derbi, teksa kanë paralajmëruar njëri-tjetrin… Policia është ajo që duhet të sigurojë mbarëvajtjen. Në fakt, episodi i fundit i kaosit dhe trazirave ishte ai kur Tirana ishte pritëse, teksa ndërhyri policia që qetësoi situatën…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.