Kthehemi në identitet, Aliji zë vendin e Agollit

De Biazi provon skemën e kolauduar 4-1-4-1, teksa në sulm Sadiku ka fituar balotazhin me Cikalleshin. Roshi dhe Hyka, gati për të krijuar superioritetin numerik në krah, por edhe me detyra mbrojtëse

Ora e së vërtetës po afron dhe Xhani de Biazi nuk mund të mos mendojë për një 90 minutësh që ka ndoshta kuptimin e gjithë ecurisë së tij me Shqipërinë. Në rast fitore, atëherë padiskutim që çdo gjë e mirë që ka bërë, në këtë moment, do të harrohej, për t’u rikujtuar në fund të verës, ose ndoshta pas disa muajsh. Dhe pikërisht për të mos lënë këtë shije të hidhur, në fytyrën e tij duket shqetësimi. Bëri shumë mirë që organizoi gjithçka jashtë Shqipërisë, pasi kështu presioni do të ishte më i vogël. Por, tashmë duhet të bëjë zgjedhjet e duhura, edhe pse lojtarët që na kë në dispozicion dhe forma e tyre lë për të dëshiruar, të paktën pjesërisht. E kështu, për sfidën e ditës së diel, ka vendosur të kthehet në identitet, në skemën e kolauduar me një sulmues, pesë mesfushë dhe katër mbrojtës. Kështu, ndryshimi do të vijë në krah të majtë, ku Lenjani në skemën me 5 mesfushorë, ka zhgënjyer, do të ulet në stol, me të drejtë. Sakaq, çelësat e krahut të majtë të prapavijës do t’i marrë Naser Aliji, që gjithashtu vjen nga një sezon zhgënjyes te Kaiserslauterni. Megjithatë, është alternativa origjinale në atë pozicion të fushës. Sakaq, në qendër kthehet Gjimshiti, përkrah Estonisë. Zgjedhja e trajnerit është strategjike. Në fakt, De Biazi i druhet sidomos goditjeve me kokë dhe standarde, por edhe mundësi që dyshja e cila zhgënjeu në Elbasan vetëm përpara disa kohësh, pra vitin tjetër, të marrin hakmarrjen në këtë përballje. Porta do të jetë e mbrojtur nga Strakosha. Sakaq, në mesfushë do të veprojë Kukeli, si barrikada e fundit përpara mbrojtjes, por edhe ai që do të organizojë lojën, ndërsa përpara do të jenë, në mbulim, Memushaj dhe Abrashi , ndërsa në krah të majtë do të operojë Hyka dhe në të djathtë Roshi, me detyra edhe mbrojtëse, në mbulim të Alijit dhe Hysajt. Sakaq, në sulm, balotazhi është fituar nga Armando Sadiku.

FORMACIONI ANTI-IZRAEL
Strakosha – Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Memushaj, Abrashi, Hyka, Sadiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *