Agjenti i Hysajt, presion Atalantës për Kontin te Milani!

0

“Atalanta të mbajë fjalën, lojtari do të ikë te Milani… Di të them se bëhet fjalë për persona seriozë dhe që kur bëjnë premtime i respektojnë”. Mario Gufredi, agjenti i Elseid Hysajt dhe i Andrea Kontit, që ka akord me kuqezinjtë për 2 mln euro për pesë vitet e ardhshme, i ushtron presion Atalantës, pasi presidenti Prekasi tha se “Milani s’duhet të kontaktonte lojtarin, por  të vijë të flasë me ne. Konti është i Atalantës dhe bën pjesë në planet tona”. Por, Gufredi rrit dozën: “Takova Milanin pasi njoftova Atalantën, nuk mund të thonë kështu. Ai ka akord me kuqezinjtë që vitin e shkuar. Të mos e zgjasim kot, do të transferohet te Milani, në një mënyrë apo një tjetër”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.