Levante luajti sot miqësoren e radhës në prag të sezonit të ri, duke u mundur 3-1 nga Vijareali në Alkoj.
Pjesa e parë u fitua 1-0 nga Levante, ndërsa në pjesën e dytë, pas shumë ndërrimeve, erdhi përmbysja e “nëndetëses së verdhë”.
E veçanta e sfidës ishte se golin e Levantes e shënoi Enis Bardhi, shqiptari nga Maqedonia që ka habitur të gjithë në këto miqësore të para, me një lojë fantastike dhe gola spektakolarë.
Edhe sot mesfushori i talentuar ka treguar se milionat e shpenzuara për të nga Levante kanë qenë plotësisht të justifikuar. Përveç golit të shkëlqyer, Bardhi i shkoi pranë edhe golit të dytë, kur shmangu disa lojtarë në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë për një devijim të një mbrojtësi.