“Kroatët nuk e mendojnë të luajnë për vend tjetër, ne kur s’na ecën me Gjermaninë zgjedhim Shqipërinë”, Lala: Le ta ndajnë mendjen

Altin Lala ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Zora 30” në “RTSH 1”. Ish-mesfushori i njohur ka folur rreth Kombëtares shqiptare, e cila të premten luan ndeshjen kundër Moldavisë, në të cilën pritet të vuloset matematikisht kualifikimi në Euro 2024. Altin Lala ka dhënë një mesazh për të gjithë lojtarët e rinj shqiptarë, duke i ftuar të jenë të prerë në zgjedhjet e tyre sa i përket Kombëtares që dëshirojnë të përfaqësojnë. Ish-lojtarit të Hanoverit nuk i pëlqen fakti që Shqipëria shpesh lihet si zgjedhje e dytë nga talentet shqiptare që luajnë në Europë.

“Kroatët në përgjithësi, që janë një komb i vogël edhe ata, nuk e vënë në shprehi për të luajtur me një ekip tjetër. Ne shqiptarët luajmë me dy standarte. Po s’na eci me Gjermaninë, vijmë luajmë me Shqipërinë. E ka treguar edhe e kaluara. Për mua, ndaje mendjen, ose do luash për një vend ose për vendin tjetër. Jo me 2-3 standarte. Kjo është një pjesë që mua s’më pëlqen.

Nëse do të kishim një Kombëtare, duke marrë edhe lojtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, do të kishim një super Kombëtare. Mund të synonym edhe Kampionate Botërore, jo vetëm Europianin. Kroacia, që ka vetëm 4 milionë banorë, ka arritur në finale të Botërorit. Nuk e kishim imagjinuar ndonjëherë, por ja që arrihet. Kemi lojtarë cilësorë, thjesht duhet të ndryshojmë mentalitet dhe të vendosë për të luajtur për Shqipërinë kush ka gjak shqiptari”, ka thënë Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online