Kroacia me mungesa, dy lojtarë të Interit tërhiqen nga grumbullimi

Kampionatet në Evropë do të kenë disa ditë pushim, pasi është radha e ekipeve kombëtare për të zbritur në fushë. Ndeshjet që do të luhen do të jenë të vlefshme për turneun “UEFA Nations League” si dhe do të ketë miqësore të shumta.

Kombëtarja e Kroacisë do të luaj një ndeshje mjaft të rëndësishme në Ligën e Kombeve përballë Anglisë së Gareth Sauthgejt. Kroatët për këtë ndeshje do të kenë dy mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për dyshen e Inerit, Vërsaljko dhe Brozoviç, të cilët me sa duket janë tërhequr nga grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Daliç.

Kroacia vjen pas humbjes shokuese në fushën e Spanjës, në shifrat tenistike 6-0. Dueli ndaj kombëtares së “3 luanëve” vjen pas gjysmëfinales së Kupës së Botës, ku ekipi kroat triumfoi në kohën shtesë 2-1, për të shkuar drejt finales së madhe, ku dhe u mund nga Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online