“Kroacia është maksimumi i Ballkanit“, Shaqiri pohon ofertat për të ardhmen: Do të ketë marrëveshje para Vitit të Ri

Artim Shaqiri ka komentuar ecurinë e Kupës së Botës në një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Ish-ftubollisti i njohur ndan mendim të kundërt me tifozët që mendojnë se ky kampionat ishte dështim. Sipas tij koha në të cilin po zhvillohet është e duhura për një formë sa më të mirë fizike të lojtarëve. Në fund Shaqiri flet edhe për të ardhmen e tij. Ai pohon se është në bisedime për të marrë drejtimin e një skuadre, por gjithçka do të vendoset pas përfundimit të Kupës së Botës.

“E kam parë 90% të kampionatit. Mendimet e shumë tifozëve janë se është kampionat i dështuar, por për mendimin tim nuk është i dështuar. Është në vazhdimësi të kampionateve, nuk ka pasur pauza. Ndoshta ka qenë pak i ngjeshur. Por lojtarët janë të përgatitur. Një futboll interesant. Surpriza ka. Ndër to, surpriza më e madhe është Maroku që mbërriti deri këtu. Nga Spanja pritej më tepër. Askush nuk mendonte se do të humbte dhe do të mbetej jashtë Botërorit që në ndeshjen e parë me eliminim. Mbi të gjitha bie në sy se skemat ndryshojnë e lëvizin, por futbolli mbetet i njëjtë.

Favoritë ka pasur gjithnjë, por këtë radhë favoritët mbeten vetëm në letër. Favorit numër një mbetet Brazili, i cili ka një ekip shumë të fortë. Ky ishte maksimumi i Ballkanit, me Kroacinë që mbërriti deri këtu. Kroacisë i nevojitet një rinovim. Nuk ka të bëjë me mentalitetin ballkanas, pasi lojtarët e Kroacisë luajnë të gjithë në Europë.

Oferta për trajner nga një klub arab? Unë jam në bisedime. Agjenti është në bisedime me klubet. Me siguri do të mbarojë Kampionati Botëror dhe pastaj do të vendosim. Para Vitit të Ri besoj se do të ketë marrëveshje“, ka thënë Artim Shaqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online