Kriza e Bajernit, sot takim vendimtar

Karlo Ançeloti rrezikon pushimin nga puna! Bajerni i Mynihut duket se po kërkon një zgjidhje të shpejtë pë të dalë nga kriza dhe largimi i italianit po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, duke parë se loja dhe rezultatet po përkeqësohen dhe në skuadër ka përçarje.

Sot drejtuesit e Bajernit kanë programuar një takim me trajnerin italian, ku nuk është çudi të arrihet në marrëvshje për mbyllje të bashkëpunimit.

Rumenige dhe Drejtori Sportiv Hasan Salihamixhiç nuk kanë lëshuar asnjë koment, por tashmë po analizohet gjithë ecuria e këtij sezoni dhe po mendohen dhe planet rezervë. Ndihmëstrajneri Uilli Sanjol është gati të vazhdojë si trajner i përkohshëm, ndërsa i lirë në treg në këtë moment është Tomas Tuhel, i cili ka marrë lëvdata nga Rumenige në të shkuarën.

Po Ançeloti? Një ofertë e jashtëzakonshme i ka ardhur me kohë nga Kina: nëse Ançeloti preferon milionat, avioni është gati ta çojë në Azi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online