Gonzalo Higuain do të udhëtojë këto ditë drejt Londrës për të firmosur kontratën me Çelsin dhe për të nisur aventurën me ekipin e Sarrit. Pavarësisht aventurës aspak pozitive me Milanin, argjentinasi mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm në rolin e tij.
Te “Blutë e Londrës” janë të lumtur që kanë siguruar shërbimet e Higuainit, por ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe. Anglezja “The Sun” është hapur me foton e sulmuesit dhe një koment thumbues për Çelsin.
“Largohen të rinjtë dhe vijnë të vjetrit”, shkruan “The Sun” në faqen e parë. Situata ka lidhje me afrimin e Pipitës dhe largimin e Hudson-Odoi (me shumë mundësi drejt Bajernit). I pari është 31 vjeç, ndërsa anglezi është 18 vjeç. Anglezi luan në rolin e sulmuesit të krahut dhe cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit anglez.