Portugalia luan dy ndeshje brenda më 6 dhe 10 shtator. Kroacia dhe Italia janë rivalët në Nations League dhe të dyja këto takime zhvillohen prej orës 20:45. Trajneri Fernando Santos ka përcaktuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.
Bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos dhe ishte e pritshme diçka e tillë. Sulmuesi i Juventusit për momentin do të përqendrohet te klubi i tij, por në të ardhmen 33-vjeçari do të vijojë të japë kontributin e tij për kombëtaren.
LISTA E PORTUGALISË PËR NDESHJET ME KROACINË DHE ITALINË
Portierë: Beto, Klaudio Ramos, Rui Patrisio
Mbrojtës: Cedrik, Kanselo, Neto, Mario Rui, Pedro Mendesh, Pepe, Guerreiro, Ruben Dias
Mesfushorë: Bruno Fernandez, Gedson Fernandez, Pizi, Renato Sançez, Ruben Neves, Serxhio Oliveira, Uilliam Karvaljo
Sulmues: Andrè Silva, Bernardo Silva, Bruma, Gelson Martins, Guedesh, Roni Lopez