Kristiano Ronaldo shquhet për jetën luksoze që bën dhe është një ndër futbollistët më të paguar. Ai mendon edhe për një tjetër investim, së fundmi përflitet se ai do të hapë një hotel në Marrakesh pas atyre në Lisbonë dhe Madeira.
Hoteli i ri i bosit portugez mendohet që t’i hapë dyert në fillim të 2020-s. Ky hotel do të ketë 174 dhoma, dy restorante, një qendër biznesi dhe një Spa. Sikurse kuptohet, kemi të bëjmë me një hotel të standarteve më të larta. Ndërtesa do të mbajë emrin “Pestana CR7”.
Çdokush që dëshiron të kalojë një natë në këtë hotel duhet të shpenzojë 200 euro. Tashmë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me topin në këmbë, ylli portugez, duket se kërkon suksesin dhe në botën e biznesit.