Karim Benzema nuk është pjesë e kombëtares franceze prej tri vitesh. Shkak për këtë është u bë një çështje ligjore, ku prokuroria franceze dyshonte se sulmuesi i Realit kishte gisht në një shantazh të kryer ndaj futbollistit francez Matië Valbuena.
Benzema së shpejti do të mbushë 31-vjeç dhe shanset që ai të veshë sërish fanellën e dy herë kampionëve të botës janë thuajse inekzistente. Këtë e pranon vetë kreu i federatës francez Noel Le Gret, i cili foli së fundmi në lidhje me të ardhmen e sulmuesit në kombëtaren e francës.
“Nuk kam asgjë kundër Benzemasë, por edhe nëse telashet ligjore zgjidhen mendoj se ai a ka mbyllur me kombëtaren franceze, kanë kaluar tri vite nga aktivizimi i tij i fundit me përfaqësuesen, shto këtu dhe faktin që ai nuk po ka një ecuri të mirë këto muajt e fundit”, tha presidenti i presidenti i federatës franceze.