Blerim Krasniqi janarin e shkuar u transferua te Skënderbeu, teksa korçarët paguan 15 mijë euro për kartonin e sulmuesit kavajas. Kundër Laçit në Superkupë ai ishte titullar dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë.
“Për ne që fituam Superkupën, ishte detyrim. E merituam. Shumica e lojtarëve jemi që nuk kemi marrë minuta. Besoj se do bëjmë më mirë. Ishte ndeshja e parë zyrtare, të shohim me kalimin e kohës do japim më shumë të gjithë si ekip, jo vetëm unë”.
I riu kërkon që të jetë ndër shënuesit më të mirë në elitë: “Do mundohem të bëj më të mirën për Skënderbeun, të bëj maksimumin për të shënuar dhe për të qenë një nga emrat e parë të lojtarë që shënojnë në Superiore këtë vit”.
Krasniqi flet edhe për ndeshjen me Partizanin dhe beson se në fund do të festojë Skënderbeu. “Besoj se nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Partizani ka ekip të mirë. Por unë besoj se e fitojmë ne ndeshjen. Jemi duke e vlerësuar takimin, e kemi marrë seriozisht. Pas fitimit të Superkupës jemi me moral të lartë. Besoj se e fitojmë ne ndeshjen, jemi më të fortë dhe më të përkushtuar për të fituar ndeshjen. Luajmë në shtëpi dhe e kemi rival direkt”, ka thënë sulmuesi në “RTSH Sport”.