Krasniqi: E ulim Partizanin me këmbë në tokë

Gëzim Krasniqi do të jetë me statusin e një “ish”-it nesër në ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit. Mbrojtësi foli në konferencën për shtyp sot, ku u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke treguar se do të jetë një takim i veçantë për të.

Krasniqi ka treguar se nëse do të shënojë nuk do të festojë, por ka shtuar se do i pëlqente që të kishte dhe tifozët në një ndeshje të tillë.

KRASNIQI SI ISH – “Do të jetë një ndeshje emocionuese, pasi për disa vite kam luftuar me Partizanin për të mundur Kukësin, ndërsa sot jam me Kukësin për të mundur Partizanin. Është ndeshje e veçantë që shpresoj ta fitoj”.

PARTIZANI – “Nuk ka ndonjë gjë Partizani për të mos u mundur. Ka ardhur momenti për ta ulur Partizanin me këmbë në tokë”.

PËRGATITJET – “Kemi përfolur gjatë javës me profesor Cungun dhe me profesor Hallaçit, për disa gjëra që të kemi kujdes dhe të mos ndodhin për gabimet tona. nëse do ta humbim ndeshje larg qoftë, ta humbim për meritë të kundërshtarit jo për gabimet tona. Do ja bëjmë hyzmetin deri në fund. Duhet të luftojmë deri në fund siç kemi bërë në stërvitje dhe në ndeshjet e tjera e ta fitojmë këtë takim”.

SKEMA – “Me këtë skemën e re në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë keq, pasi kemi marrë 3 fitore. kemi luajtur mirë dh kemi marrë rezultate pozitive. Nuk e di se si do të luajmë këtë ndeshje. nuk mund ta them nëse do të ndryshojmë skemë”.

NDESHJA E PARË – “Duke parë dhe ndeshjen se si shkoi Partizani na mundi me një rast, nga një pakujdesi e jona në thonjëza. Pjesa tjetër roli për ekipin tonë, ku humbëm shumë raste. I mundëm me lojë, na mundën me rezultat, kjo ishte e gjitha”.

ANA PERSONALE – “Ego personale. Kam respekt për klubin e Partizanit, për tifozët kam respekt pa masë. Ne luajmë për fitore”.

TIFOZËT – “Do të doja që tifozët të ishin prezent pasi do të ishte ndeshja akoma dhe më e bukur”.

REXHINALDO – “Ka pasur një arsye familjare dhe ndoshta nuk ka qenë shumë i përqendruar. Tani po punon mirë dhe është gati të japë 100%.

FESTA – “Nëse shënoj nuk do të festoj. Shpresoj që të shënoj”.

SULMUESIT – “Unë si mbrojtës nuk e kam  shumë problem nëse është Hebaj apo Latif a ndonjë tjetër para meje. Sulmuesit janë të gjithë njësoj. Duhet të zbatojmë detyrat dhe të jemi të përqendruar dhe të markojmë kundërshtarin. Nuk më bën përshtypje as stili i Hebajt dhe as i Bardhit, jemi gati për t’i ndaluar në çdo lloj mënyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *