Kovaç afron vëllain tek Bajerni, për një shifër “të çmendur”

Në futboll çdo ditë që kalon dëgjojmë shifra stratosferike për lëvizje lojtarët, që deri para një dekade kanë qenë të paimagjinueshme. Jo vetëm për futbollistët, por dhe për trajnerët ka nisur një mani e re, por shifrat nuk janë aq të ekzagjeruara.

Bajern vendosi që të paguante 2.2 milion euro tek Eintraht Frankfurtit për të marrë Niko Kovaç, i cili kishte bërë mjaft mirë në tre edicionet e fundit, duke fituar dhe trofe. Një investim ndoshta i tepruar, duke marrë në konsideratë faktin se kampionët e Gjermanisë kishin pa fund alternativa, duke mos pasur nevojë për të investuar shifra të tilla.

Kovaç e pranoi këtë kalim tek Bajern, por kishte vetëm një kusht. Kroati nuk donte as avion privat dhe as luks të tepruar, por vetëm që me të të bashkohej dhe vëllai i tij, Robert Kovaç. U tha u bë!

Por sa ka kushtuar ky transferim, kur për trajnerin u deshën 2.2 milion euro? Një shifër e çmendur mund të thuhet, pasi kalimi nga Frankfurtit në Mynih ka kushtuar vetëm 1 euro.

Ka qenë vetë drejtori i Eintraht që e ka konfirmuar diçka të tillë, Fredi Bobiç, i cili është shprehur: “Po, është e vërtetë që kemi kërkuar vetëm 1 euro nga Bajern, kjo për shkak se për arsye ligjore ne nuk e lejonin kalimin me parametër zero”.

Duket më shumë si një kompensim për shifrën e transferimit të Niko Kovaç, por nga një situatë e tillë nuk do ishte keq që të kishin përfituar më shumë se një euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *