Kotherja: Qarri t’i drejtohej portierit, jo arbitrave! Nuk luhet pa polici

Këtë fundjavë në Shqipëri, zyrtarisht nuk u luajt futboll, kjo pas bojkotit të arbitrave. Një precedent i tillë nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri dhe për këtë situatë flet edhe ish-arbitri ndërkombëtar, Plarent Kotherja. Ai jo vetëm e quan të drejtë bojkotin, por thekson se në Shqipëri duhej prej kohësh të vihej ky standard.

Për SportEkspres.com, Kotherja deklaron se ndryshimi është domosdoshmëi për situatën që po kalojmë, por edhe për kulturën tonë. Sipas tij, në Shqipëri nuk mund të luhet futboll pa prezencën e policisë në stadium.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Futbolli shqiptar u ndal këtë javë, ishte i drejtë bojkoti i arbitrave?
-Unë them se është shumë i drejë, sepse ishte një rast që nuk duhet të ndodhte. Arbitrat nuk mund të gjykojnë në të tilla kushte si në Kamzë. Madje nëse do të luhej këtë javë, do gabohej shumë për vazhdimësinë.

Në karrierën tuaj si arbitër, ju kanë ndodhur situata të tilla si në Kamzë?
-Unë kam gjykuar ndeshjen Besa-Lushnja në vitin 1991, ku nga stadium nisi marrshimi i protestës në Kavajë. Edhe ne si arbitra tentuan të na godisnin, por nuk mundën nga sjellja e lojtarëve të Besës. Edhe atëhere policia qëndronte jashtë stadiumit, sikundër edhe sot.

Ju mendoni se arbitrimi ishte shkaku i dhunës në Kamzë, apo kultura e dobët e agresorëve?
-Kultura është kjo që kemi, ku dhunuesit duan të justifikojnë dështimet me performancën e arbitrave. Nëse do të flisja si tifoz, ai president duhej t’i drejtohej portierit të tij dhe jo arbitrave, sepse ai gaboi. Gjithsesi, raste të tilla ia ulin imazhin futbollit shqiptar dhe duhet bllokadë.

FSHF-ja këtë javë e nisi betejën e ndryshimit në takimin me kryeministrin Rama. A presim ndonjë përmirësim në vazhdimësi?
-Besoj se po, sepse ndryshimi është domosdoshmëi për situatën që po kalojmë, por edhe për kulturën tonë. Në Shqipëri nuk mund të luhet futboll pa prezencën e policisë në stadium. Nuk duhet të mendojmë se jemi shtet që të krahasohemi me Europën e përparuar në këtë tregues.

Ju e gjykoni si të parakohshme vendosjen e stjuardëve në stadium?
-Në Shqipëri duhej më shumë kohë që të vihej ky standard. Nuk mund të krahasohemi ne me Anglinë apo Gjermaninë. Unë kam qenë vëzhgues dhe delegat në disa ndeshje ndërkombëtare në këto shtete, por nuk ka fare të krahasuar me sigurinë në Shqipëri.

Pas këtj bojkoti, ka diçka që duhet përmirësuar edhe nga arbitrat?
-Arbitrimi është gjithmonë në progres. Duke parë këtë zhvillim, FIFA dhe UEFA fillimisht vendosën arbitrat pas porte, e së fundmi sistemin VAR. Këto lëvizje tregojnë se sa rënëdësi i kushtohet përsosjes së arbitrimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *