Kostiç: Na mungon cilësia, nuk mund t’i vë lojtarët nën presion

0

Trajneri i Luftëtarit Milosh Kostiç ka komentuar humbjen me Luftëtarin për mikrofonin e “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Tekniku i gjirokastritëve ka theksuar se mungesa e rezultateve vjen nga mungesa e cilësisë, por ai beson se rezultatet do të vijnë në të ardhmen.

Zero pikë në 3 ndeshje, mund të thuhet se jeni në një situatë kritike?

Pas tre ndeshjesh nuk kemi asnjë pikë. Nuk e prisnim që të mos merrnim asnjë pikë pas tre takimesh. Sot ne krijuam raste, por nuk mundëm që të shënonim. Ne pësuam nga një gabim i joni . Kjo është një situatë jo e mirë.

Si e shikoni pozitën tuaj në këtë pikë ku ndodhet klubi?

Sigurisht, unë kam përgjegjësitë e mia për rezultatet. Ne kemi lojtarë të rinj dhe punojmë fort dhe shumë. Besoj se së shpejti do të vijnë dhe rezultatet. Ndonjëherë duhet dhe pak fat. Na ka munguar dhe përvoja dhe do punojmë që të vijnë ditë më të mira për skuadrën.

Mos ndoshta duhet që skuadra të ndryshojë stilin e lojës, për të shkuar tek rezultatet?

Realisht mund të ketë nevojë për të bërë ndryshime, kemi bërë gabime individualë, në pasime. Kemi mungesë cilësie në skuadër, kemi lojtarë të dëmtuar dhe të pezulluar.  Rroca, Xhekson dhe Jakovljeviç nuk ishin këtë ndeshje. Nuk duam që t’i vendosim nën presion lojtarët e rinj. Nuk na kanë ardhur nga moduli gabimet, ndaj do të bëjmë vetëm ndryshime të vogla. Na kanë munguar disa lojtarë me shumë eksperiencë dhe kjo duhet thënë.

A ka një objektiv nga ana e drejtuesve?

Nuk është se kam një finish nga drejtuesit e klubit, por duhet që të rikuperojmë forcat në këtë periudhë pushimi dhe për t’u përmirësuar e për të evituar problemet e shfaqura në këto javë të para.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.