Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka hyrë në histori si blerja e parë e skuadrës së femrave të Real Madrid. Mesfushorja me tipare sulmuese ka ndarë lajmin me fansat e saj me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“Jam krenare t’iu njoftoj se që do të jem transferimi i parë në historinë e Real Madrid. E gëzuar që shkruaj e të ndërtoj historinë e kësaj skuadre që na fillimi. Do të jetë një ëndërr që të vesh fanellën më të bukur në botë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Hala Madrid”, shkroi 29-vjeçarja në rrjetet sociale.
Real Madrid njoftoi disa javë më parë implementimin e skuadrës së femrave për herë të parë në historinë e klubit. Presidenti Florentino Perez negocioi blerjen e skuadrës së CD Tacon, dhe duke filluar nga sezoni 2020/21, ekipi do të marrë emrin Real Madrid. Asllani është vetëm futbollistja e parë e njohur që do t’i bashkohet këtij projekti.
?? Proud to announce that I’ll be the first official signing for Real Madrid/Cd Tacon.
Excited to write history, to help build and be part of this teams journey from the very start.
It’ll be a dream to wear the most beautiful jersey in the world starting next season. HALA MADRID pic.twitter.com/QnJDSE8wqH— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) July 18, 2019