Egnatia ende nuk ka nisur nga puna për sezonin e ri. Koha është e mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën dhe drejtuesit nuk nxitojnë. Pikëpyetjet janë të mëdha mbi ekipin e sezonit të ardhshëm, por synimi është që të ruhet një pjesë e mirë e grupit të lojtarëve të vjetshëm.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi shumicës i kanë përfunduar kontratat dhe do të mundohen të gjejnë skuadra ku të përfitojnë më shumë, ose të kenë minutat e duhura. Një nga lojtarët që po mendon largimin është edhe 21-vjeçari Fjordi Gjuzi.
Mesfushori, i cili u aktivizua në 18 ndeshje vjet, ka dy opsione në Kosovë për të ardhmen. Ende është herët për të folur se çfarë do të bëjë, por po mendohet ta provojë një eksperiencë të re përtej Morinës.
Për të shikohet me rëndësi që të luajë rregullisht, për vetë moshën që ka. Gjuzi kërkon të marrë një vendim të pjekur për të ardhmen. Qëndrimi në Kategorinë e Parë është gjithashtu një mundësi për të, pasi i duhet një sezon i plotë ku të luajë rregullisht.