Kosova në Ishujt Faroe, “në shtrat me armikun” përpara betejës në fushë

Afro 3 mijë kilometra rrugë, me ëndrrën për të shkruar historinë. Ajo e Kosovës në Ishujt Faroe është një trasfertë tejet e rëndësishme për ambiciet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, aty ku kryesojnë Grupin 3 dhe objektivi është të jenë fitues.

Që kjo të realizohet, Kosova duhet të kalojë formalitetin Ishujt Faroe, për të marrë tri pikët në trasfertën që do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 18:00. Por, ndërsa skuadra e Shaland ishte e përqendruar në misionin e saj, për t’i tërhequr disi vëmendjen ka shërbyer ngjarja e ndodhur në hotelin “Foroyar”.

Përveç Kosovës, në të njëjtin hotel ishte akomoduar edhe përfaqësuesja vendase. Diçka jo shumë normale në nivele të tilla të futbollit dhe përpara ndeshjeve zyrtare të UEFA-s. Megjithatë, fakti që “Dardanët” u detyruan të “ndanin çatinë” me rivalët në mbrëmjen përpara ndeshjes, mund të shpjegohet me faktin se Ishujt Faroe janë një vend i vogël, me popullsi nën 50 mijë banorë.

Arqipelagu i përbërë nga 18 ishuj vullkanikë, i qeverisur në mënyrë autonome, por që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është një shtet i vogël, e ku alternativat për hotele me kapacitet të madh mungojnë. Gjithsesi, ngjarja e ndodhur në mbrëmjen ndërmjet të shtunës dhe të dielës në Oqeanin e Atlantikut të Veriut, ku dy skuadra kundërshtare ndajnë hotelin përpara ndeshjes, është sa e pazakontë, aq edhe e çuditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online