Kosova na e dha leksionin, së shpejti na parakalon

Shqipëria u turpërua nga Skocia, por pak minuta para se të niste ndeshja e kuqezinjve në Maltë, Kosova kishte shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke shënuar 5 gola në portën e vendasve. Skuadra e Panuçit rrezikon rënien, por krejt e kundërta ndodh me “dardanët” që me një pikë ndaj Azerbajxhanit do të siguronin vendin e parë në grup.

Situata në dy përfaqësueset duket se është krejt e kundërt, ku te Shqipëria është një ambient i zymtë dhe me shumë paqartësi, ndërsa te Kosova entuziazmi është në kulm, por me një si Shaland askund nuk guxon që të “fluturojë”.

Në fundin e muajit maj këto dy skuadra u përplasën në një “vëllazërore”, por vëllai i vogël e rrahu keq vëllain e madh dhe aty ishte udhëkryqi i dy përfaqësueseve, me Kosovën që nuk njeh humbje, ndërsa Shqipërinë që ka regjistruar vetëm një fitore me Izraelin.

Sot, shohim nga Kosova që të marrë pikë ndaj zerove dhe të paktën të bëjmë tifo për një skuadër shqiptarësh, para se të ngremë lart flamujt e huaj. Gjithsesi, ajo ndeshje që përfundoi 3-0 ishte udhëkryqi që i vuri skuadrat në drejtimet e tyre, Shqipërinë për poshtë, ndërsa Kosovën për lart.

Kosova po rritet shumë, aq sa shumë shgpejt mund të na e kalojë edhe në renditjen e FIFA-s, dhe nuk do të ishte aspak çudi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online