Kosova kalon San Marinon, falënderon Dritën dhe Prishtinën

Prishtina dhe Drita kanë bërë një paraqitje të mirë këtë edicion në arenën ndërkombëtare, ndonëse kryeqytetasit mund të kishin kaluar dhe raundin e parë të Europa League, pasi u ndalën vetëm nga 11-metërshat.

Drita kaloi plot 2 rivalë në raundin paraeliminator të Championsit, ndërsa Prishtina bëri mirë në raundin paraeliminator të Europa League. Në këtë mënyrë skuadrat kosovare, jo vetëm që kanë rritur koeficientin e tyre në arenën ndërkombëtare, por dhe të kampionatit të Kosovës. Rezultate e arritura këtë edicion nga Prishtina dhe Drita, kanë bërë që Kosova të marrë pikët e para dhe tani nuk është më në vendin e fundit, pasi ka parakaluar San Marinon.

Prishtina u eliminua nga Europa League, pa pësuar asnjë humbje, pasi barazoi 3 ndeshje dhe fitoi një tjetër bindshëm 5-0, duke pësuar vetëm 1 gol në kohën e rregullt gjatë kësaj periudhe. Në anën tjetër Drita kaloi 2 skuadra dhe ka shanse që të marrë një tjetër rezultat pozitiv me Dudelanges mund të kalojnë dhe Andorën. Gjithsesi rezultate e deritanishme nuk mjaftojnë që skuadrat shqiptare ta nisin aventurën e tyre direkt nga raundi i parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online