Ajzeraj gati të shkëlqejë në Korçë: Erdha në klubin më të madh

Vetëm 20-vjeç, teknikë dhe shpejtësi e admirueshme dhe një premtim i madh i futbollit më Kosovë. Në ditën e prezantimit si lojtar i Skënderbeut, Almir Ajzeraj duket gati për të përmbushur pritshmëritë në Korçë, ndërsa nuk i kursu vlerësimet për klubin.

“Është një hap i madh. Për mua është nder dhe kënaqësi që të jem pjesë e këtij klubi. Mendoj se Skënderbeu është klubi më i madh shqiptar. Besoj te drejtuesit e klubit, shokët e rinj të skuadrës më kanë pritur mirë, stafi është mjaft i mië”, tha Ajzeraj.

Përshtypjet për djaloshin qësezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit të Prishtinës ishin mjaft pozitive: “Përshtypja është mjaft e mirë, prej ditës së parë që mbërrita këtu. Nga kompleksi, nga stadiumi dhe ekipi, deklaroi ai. Kam besim të madh te Skënderbeu. Synimet janë gjithmonë për vendin e parë në kampionat dhe për Kupën”.

Dhe nëse ëndrra e të gjithë të rinjve është që me Skënderbeun të fitojnë e të promovohen, Almir Ajzeraj nuk harron as tifozët korçarë. “Bashkë me tifozët besoj që do t’ia arrijmë qëllimit. Ata janë lojtari i 12-të dhe besoj që ne do t’ua shpërblejmë duke dhënë maksimumin tonë”, tha mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online