Merkato ndërkombëtare, dy koreanë e dy spanjollë në provë në Gjirokastër

Pas dështimit në aventurën e parë europiane, Luftëtari ka nisur të mendojë për kampionatin. Pas largimeve të dy yjeve të ekipit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, klubi bluzi premton se do të ndërtojë sërish një skuadër cilësore edhe për sezonin 2018-2019 në Kategorinë Superiore.

Merkato vazhdon, ndërsa ditën e martë në Gjirokastër presin që me ekipin në stërvitje të bashkohen dy lojtarë nga kampionati korean. Të dy lojtarë të krahut të majtë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik. Ata do të vëzhgohen nga stafi teknik, për të vendosur nëse kanë cilësi të mjaftueshme për t’iu bashkuar Luftëtarit.

Gjithashtu, në ditët në vazhdim Luftëtarit do ti bashkohen edhe dy futbollistë që aktualisht luajnë në Divizionin e Dytë spanjoll. Edhe identiteti i tyre mbahet sekret nga klubi, që gjithsesi premton se me këto manovra ekipi do të synojë vendet e larta të renditjes.

Drejtuesit gjirokastritë kanë premtuar se përforcimet e reja do të jenë të shumta, sikur të mos mjaftonin 11 afrimet përpara ndeshjeve në Europa League, nga të cilët vetëm Erjon Vucaj ishte me formulën e huazimit. Ndoshta dështimi dhe shfaqja e shëmtuar në Europë do të shoqërohet me furtunë në grupin aktual. Duhet të presim dhe të shohim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online