Kosova barazoi kundër Azerbajxhanit në transfertë, ndërsa sot pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Ishujt Faroe. Trajneri Bernard Shaland ka hedhur në fushë një formacion sulmues, duke drejtuar qartazi objektivin.
Nuhiu në sulm do të mbështetet nga krahët prej Zenelit dhe Rashicës, kurse Donis Avdijaj do të luajë si sulmues i dytë. Në mesfushë në qendër aktivizohen Shala e Kryeziu. Kapiteni Ujkani mbron katërkëndëshin, kurse Vojvoda e Kollolli. Rrahmani dhe Aliti janë dyshja e qendrës së mbrojtjes.