Korabi thyhet nga Partizani B, Bubeqi nuk e bën dramë     

Korabi ka zhvilluar sot në mesdite një miqësore me Partizani B të Kategorisë së Dyte. Skuadra dibrane ka humbur 0-2, teksa njëri gol u shënua nga Beqiraj për të kuqtë me penallti. Në të dytën Partizani realizoi edhe golin e sigurisë me të njëjtin autor dhe fitoi.

Por trajneri Dorian Bubeqi deklaroi për SportEkspres.com se ky ishte më shumë një test stërvitor. “Nga kjo miqësore Korabi tregoi se e ruan gjendjen e mirë fizike. Skuadra ishte ajo që mbylli 14 ndeshjet e para të kampionatit dhe mbetem i kënaqur, edhe pse humbëm 0-2”, ishte kjo deklarata e teknikut të Korabit, i cili ka parë edhe një lojtar të Partizani B, i cili kërkon të jetë pjesë e dibranëve, por që ende nuk është i bindur.

MIQËSORE – E PREMTE, MË 11 JANAR

KORABI-PARTIZANI B 0-2
Shënues:
Beqiraj 41 (pen.), Beqiraj 79′

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online