Fundviti i shkuar ishte mjaft negativ për Korabin, sepse u largua trajneri Julian Ahmataj dhe disa lojtarë për probleme financiare, ndërkohë që drejtuesit e klubit kërkuan reagim nga bashkia. Tani dibranët duket se i kanë zgjidhur ca halle, sepse sot kanë rinisur punën në Pezë-Helmës dhe është prezantuar trajneri i ri, Dorjan Bubeqi, i cili në fillim të muajit dha dorëheqjen nga Erzeni.
Së bashku me Bubeqin është prezantuar edhe trajneri i portierëve Taulant Guma.
Ndërkaq, goditja më e rëndësishme në merkato vjen nga Kavaja, sepse mbrojtësi Erand Hoxha është zyrtarisht i Korabit, pas divorcit me Besën.
Edhe Elert Kalluci është prezantuar te Korabi. Mbrojtësi 29-vjeçar ka lënë Erzenin pas 3 sezonesh aty, ku ka qenë gjithnjë titullar.