Partizani zyrtarizon dy përforcime, në provë sulmuesi i Komos

Më në fund, pas një heshtjeje të tejzgjatur dhe asnjë deklarate në lidhje me largimet e disa emrave të njohur nga ekipi, Partizani ka zyrtarizuar dy përforcime.

Në fakt, emrat janë zyrtarizuar prej kohësh në media, por klubi i kuq ka njoftuar se tashmë pjesë e skuadrës në Antalia kanë edhe sulmuesi brazilian Lukas dhe mbrojtësi Egzon Belica. Lukas vjen nga Pelisteri në Maqedoni, ku shkëlqeu, ndërsa mbrojtësi nga Struga vitin e shkuar luajti vetëm 5 ndeshje në Letoni te Riga, edhe pse Partizani gabimisht shkruan se është aktivizuar së fundmi në Finlandë me Inter Turkun (u largua prej aty në fund të vitit 2016(.

Pranë ekipit është afruar edhe senegalezi Ameth Fall, sulmues 26-vjeçar, këtë sezon në Serinë D italiane te Komo, ndërsa në CV ka shumë klube në Itali, nga Seria C e poshtë. Këtë sezon Fall ka shënuar 3 gola e ka dhënë një asist, në 12 ndeshje.

Të premten Partizani do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë miqësore përballë ekipit turk Kasimpasha, prej prës 13:30 me orën tonë. Në 15 janar Partizani do të ndeshet me Pahtakorin nga Uzbekistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online