Kontratë unike, mësoni idenë gjeniale të Ajaksit dhe Taljafikos

Pak ditë më parë Ajaksi i Amsterdamit zyrtarizoi rinovimin me mbrojtësin Nikolas Taljafiko. Marrëveshja e re zgjat deri në vitin 2022, por me shumë gjasa argjentinasi do të largohet në merkaton e verës së 2020-ës, pasi interesi për të është i shumtë.

Marrëveshja e re është shumë interesante. Në verën e ardhshme Taljafiko do të ketë një klauzolë minimale largimi prej 20 milionë eurosh, por nëse për 26-vjeçarin vijnë oferta akoma dhe më të mëdha, pjesa që i kalon të 20 milionë eurot do të ndahet përgjysmë midis lojtarit dhe klubit.

Një kontratë e till është e dobishme për të dyja palët, pasi motivon lojtarin, ndërsa klubi siguron një raport të qëndrueshëm me një lojtar të një klasi botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *