Konspiracione, shkujdesje dhe refuzim i vaksinës! Djokoviç ishte kundër rrymës, tani mbart pandeminë

Novak Djokoviç ishte tërësisht kundër rrymës së sportistëve të njohur botëror sa i përket Koronavirusit. Nëse të tjerët bënin thirrje për të pasur kujdes nga ndonjë infektim i mundshëm, kjo nuk ndodhi me tenistin serb.

Ky i fundit mbështeste teoritë konspirative se e gjitha kjo gjendje ishte në shërbimin e disa personave në botë që kërkojnë të vendosin çipat përmes vaksinës. Pikërisht për këtë arsye Djokovic e ka refuzuar kategorikisht vaksinën, edhe nëse do t’i duhet që të heq dorë nga karriera.

Kjo do të thotë shumë, ndërsa tenisti serb tregohej i shkujdesur nëpër takime dhe organizime të ndryshme në këto kohë, sikur të bëhej fjalë për një grip të zakonshëm. Por në orët e fundit është raportuar se Djokovic dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *