I ka bërë shoqëri Vrionit në stolin e Juventusit, Atalanta i merr talentin e U-23 ekipit ku “dënohen” të rinjtë

0

Nga Klaudio Ndreca

Nëse Juventusi e ka një pikë ku mund të kritikohet lehtësisht, është mungesa e hapësirës që i jepet të rinjëve. Pas dështimit në Kupën e Italisë ka qenë pikërisht kjo kryeqendra e vëmendjes që u paraqit edhe nga mediat italiane.

Trajneri Sarri kishte shumë mungesa në ndeshjet kundër Milanit dhe Napolit, duke ftuar disa lojtarë nga U-23. Por asnjë prej tyre nuk pati shansin që të aktivizohej qoftë edhe për një minutë të vetme.

Shumë më ndryshe kjo nga ekipet e tjera të njohura të Europës që i besojnë së tepërmi prodhimeve të tyre nga akademia. Për ta nisur nga Bajerni dhe deri te Barcelona, por në rastin e Juventusit nuk ndodh një gjë e tillë.

Simeone Muratore ishte një prej elementeve të thirrur nga Sarri në tre ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë të djeshmen ndaj Bolonjës. Por në të gjitha këto takime, mesfushori ka qendruar në stol dhe në shoqërinë e Xhakomo Vrionit, sulmuesit që pati të njëjtin fat si Muratore.

Gjithsesi një lajm i fundit vjen nga merkato në Itali. Atalanta do ta zyrtarizojë mesfushorin e Juventusit U-23 në orët e ardhshme, ndërsa ka arritur marrëveshjen me bardhezinjtë. Pra Muratore do të jetë pjesë e ekipit nga Bergamo, duke parë që me kampionët e Italisë nuk ka asnjë shans të vetëm për të debutuar, ashtu si edhe të rinjtë e tjerë. Një sinjal i qartë ku edhe për Vrionin që duhet të lërë gjurmë te Juventusi U-23 dhe të grumbullohet në rastin më të mirë nga Sari në stol me ekipin A, që të bëj një transferim të ngjashëm si Muratore. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.