“Të them të drejtën pashë anën financiare”, Trashi i sinqertë për transferimin: I mërzitur për Partizanin, do më mungojnë tifozët

0

Lorenc Trashi i surprizoi të gjithë tifozët me lajmin e largimit të tij nga Partizani. Pas 6 vitesh mbrojtësi shqiptar do të lërë “demat e kuq” dhe do të transferohet në Kuvajt, ku e pret klubi i Al Qadsia, i cili është edhe më i suksesshmi në kampionatin vendas. Një kalim ky nga i cili përfitimet më të mëdha do të jenë ato financiare.

Një gjë të tillë e pranon edhe vetë Trashi, i cili në fund të 5 viteve do të arkëtojë plotë 1 milionë dollar në llogarinë e tij bankare. Një shifër mjaft e lartë kjo, ndërsa në një prononcim për mediat lojtari 28-vjeçar u tregua i sinqertë të thoshte se ka parë anën financiare në këtë vendim.

“Jam i gëzuar për këtë trasnferim, por me thënë të drejtën jam dhe shumë i mërzitur që do largohem pas 6 vitesh nga familja ime, Partizani, se kam kaluar vitet e mija më të mira këtu dhe normalisht do jem i mërzitur. Tani ishte e shkruar të lëvizja dhe pashë dhe anën financiare me thënë të drejtën se kur të lëmë futbollin do shihet çfarë kemi bërë. Mungesa më e madhe do jenë tifozët se kanë qenë mbështetja më e madhe për mua. Edhe atje ka tifozë të shumtë, por këtu kam kaluar 6 vite, janë familja ime”,u shpreh Lorenc Trashi, raporton “Report TV”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.