Konfirmohen miqësoret, Tirana në fushë që nesër

Tirana, edhe pse u mendua fillimisht që do zhvendosej jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore, po përgatitet në kryeqytet. Bardheblutë e drejtuar nga braziliani Ze Maria janë grumbulluar në periferi dhe kanë programuar edhe disa ndeshje miqësore.

Klubi bardheblu ka njoftuar edhe se kush do të jenë kundërshtarët e tyre. Nesër do të zhvillohet e para kundër Apolonisë prej orës 17:00. Më pas rivali do të jetë Flamurtari i Prishtinës dhe takimi i fundit do zhvillohet kundër Prishtinës së drejtuar nga Mirel Josa.

“Bardheblutë po qëndrojnë të grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit dhe faza përgatitore po zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen tre takime miqësore në stadiumin “Selman Stërmasi”, dy prej tyre me skuadra nga Kosova.

Sfida e parë do të luhet përballë Apolonisë së Fieri në datën 25.07.2018 në orën 17:00. Dy përballjet e tjera do të zhvillohen ndaj Flamurtarit të Prishtinës në datën 29.07.2018 në orën 18:00 dhe e fundit në datën 05.08.2018 përballë Prishtinës, sfidë e cila do të luhet nën dritën e prozhektorëve në orën 20:00”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *