Konferenca e fundit/ “Shqipëria ka 12 lojtarë në më të mirat e Europës, Hungaria ka vetëm 4”! Trajneri kundërshtar: Ua kisha thënë…

Trajneri i Hungarisë, Rossi, ka bërë konferencën e fundit para ndeshjes me Shqipërinë. Kjo do të jetë si një finale për të dy Kombëtaret, por më tepër për hungarezët që luajnë shansin e fundit. Në rast të një tjetër humbje, atëherë kjo Kombëtare do të dilte nga gara e vendit të dytë. Në prag të kësaj përballje, trajneri Rossi ka vlerësuar edhe njëherë tjetër kuqezinjtë duke kujtuar se futbollistët tanë luajnë në kampionatet më të mira të Europës.

“Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira të Europës, Hungaria ka vetëm 4 lojtarë të tillë. Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë takim. Por që në nisje të shortit ishte e ditur se Anglia do të ishte e para, Polonia e dyta dhe ne do të luftonim me Shqipërinë për vendin e tretë. Nuk jemi surprizuar, kemi ende një shans dhe do të luftojmë për të.

Sigurisht që ekziston mundësia e humbjes nesër. Jam i vetëdijshëm se po luajmë shansin e fundit për vendin e dytë. Kurrë nuk kam thënë se do të fitojmë, vetëm se shpresoj se do të kemi sukses. Djemtë janë shumë të motivuar para këtij takimi. Nuk duhet të fitojmë për shkakun se jemi më lart në FIFA dhe UEFA, por për punën që kemi bërë në këto vitet e fundit”, u shpreh Rossi.

Nga ana tjetër në konferencën për shtyp ishte edhe portieri i Hungarisë, Peter Gulacsi: “Ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja. Nuk duhet të jesh ndonjë matematikan i madh që të kuptosh se fatin tonë e kemi ende ne në dorë. Pra qëllimi ynë është që të fitojmë dhe të mbajmë shanset hapur. Mungesa e tifozëve? Nuk është avantazh për ne, por për shqiptarët. Kemi luajtur edhe me Poloninë pa tifozë për COVID. Kush e di se çfarë do të ndodhte në minutat e fundit, nëse do të kishim stadiumin e tejmbushur”, tha Gulacsi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online