“Lashë Anglinë U-21 për Shqipërinë”! Armando Broja: Jemi malësorë nga Kopliku, Tuchel më tha se i pëlqeja shumë si lojtar

Armando Broja është njeriu i momentit te Shqipëria. Nëse Kombëtarja jonë është ende në lojë për kualifikimin në Botëror, e gjitha kjo vjen falë këtij sulmuesi që na dha fitore ndaj Hungarisë. Në një intervistë për “Top Channel”, Broja ka zbuluar se refuzoi ftesën e Anglisë U-21 për të luajtur te Shqipëria.

“Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, së bashku me dy motrat e mija. Por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë. Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin edhe mamin”, u shpreh Broja.

Gjithashtu është komentuar edhe puna me Tuchel. Broja zhvilloi disa takime me Chelsean në përgatitjet e verës para se të huazohej te Southampton. “Ai më tha mua të kam shumë qejf, je shumë lojtarë I mirë, je luftarak, punon fort dhe prandaj të kam qejf se mbi të gjitha je shumë I ri. Këtu mundesh të mësosh nga Lukaku dhe Ëerner që janë sulmues shumë të mirë. Por unë mora vendimin që të ikja, është gjë shumë e mirë që Southamptoni më kërkoi me ngulm, për mua është shumë mirë që të fitojë eksperiencë dhe minuta”, ka thënë Broja.

Në fund u prek edhe tema e atij golit të shënuar me pak egoizëm ndaj Hungarisë dhe faktit se nuk iu shërbye Uzunit. “Ka qenë gol shumë I vështirë, kur pash videon pas ndeshjes vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke tribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Këto janë gjrëa që ndodhin shumë shpejtë, ajo gjuajte hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty”, ka thënë Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online