FOTO/ Nuk jemi më të parëndësishëm në Europë, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit uron Dukën me një letër

Armand Duka, presidenti i FSHF, festonte datëlindjen në ditën e djeshme. Njeriu i parë i futbollit në Shqipëri po na udhëheq për një tjetër imazh tonin në Europë nëpërmjet sportit. Në të kaluarën e kemi parë sesi ambasdorët e politikës kanë dështuar me sukses para atyre të sportit, Europiani i Francës ishte dëshmia.

Padyshim që hyrja e Dukës brenda institucionit të UEFA-s i rrit edhe më shumë kreditet Shqipërisë. Ndërkohë ardhja e një finale të rëndësishme të Europës si “Conference League”, që bëhet për herë të parë dhe do të shkruhet në histori me vendin ku do të organizohet, Air Albania, është një kredit i madh për imazhin tonë.

E nisur nga këto arsye, nuk mund të mungonin edhe urimet e kryesuesëve të tjerë të futbollit në Europë për Armand Dukën. Mes tyre ishte edhe presidenti i futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, që ka zgjedhur që të urojë presidentin e FSHF-së nëpërmjet një letre në ditën e tij të veçantë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online