E pabesueshme: vetëm pak ditë pasi iku nga Interi, ku do të mbahet mend për shifrën e lartë që u shpenzua për të, si dhe për një autogol për Oskar këtë verë, Xhofri Kondogbia kthehet protagonist te Valencia.
Debutim, gabim te një gol i Realit, por autokritikë në pjesën e dytë, duke shënuar golin e avantazhit të përkohshëm të Valencias, që mori një pikë më Bernabeu.
Kondogbia ka rigjetur buzëqeshjen dhe bën edhe humoristin, nëse ajo që shkruan Mundo Deportivo është e vërtetë.
Sapo mbaroi ndeshja, një gazetar e pyeti: “Kondogbia, çfarë mendon për mungesën e më të mirit në botë”.
Përgjigja e Kondogbiasë i mbyll derën e Realit për të ardhmen, nëse bëhet ndonjëherë aq i zoti sa ta kërkojë Reali: “Nuk e dija që Mesi luante për Realin”.