Hames lë Bajernin, Kolumbia e thërret edhe pse është i dëmtuar

Kolumbia acaron Bajernin. Trajneri i kombëtares amerikano-jugore, Hose Pekerman, ka grumbulluar mesfushorin Hames Rodriguez për dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë, edhe pse 26-vjeçari ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij të fundit në kofshë. Bajerni, faktikisht, priste t’i bënte kontrollet sot, por vetë lojtari ka pranuar të grumbullohet.

Më 31 gusht Kolumbia do të luajë me Venezuelën dhe më 5 shtator me Brazilin. Hames nuk do të jetë dot gati për ndeshjen e parë, por pritet të luajë ndaj brazilianëve. Ai ësht? kapiteni i Kolumbisë, lojtari më i mirë i skuadrës dhe gjithashtu golashënuesi më i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online