Pas disa muajsh debate dhe pasiguri, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka njoftuar se sporti i boksit nuk do t’i mungojë Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Shkak për këtë situatë u bënë përplasjet e vazhdueshme që ky institucion kishte me “Shoqatën e Boksit Ndërkombëtar” (AIBA), që është institucioni më i rëndësishëm qeverisës i boksit amator.
Në të shkuarën “AIBA” është përkujdesur për organizimin e garave të boksit në çdo olimpiadë, por gjendja e përkeqësuar financiare dhe disa vendime shumë të dyshimta në olimpiadat e shkuara kanë sjellë që marrëdhëniet midis dy institucioneve të shkojnë në një gjendje kritike.
Detyrat e kryera nga “AIBA” do t’i marrë përsipër një grup punë i posaçëm i ngritur nga “IOC” .