Komisioni i Disiplinës/ Superiorja bëhet e mbarë pas ndërprerjes, e pësojnë te Apolonia dhe Pogradeci

Federata Shqiptare e Futbollit i ka njohur të gjithë ditën e sotme me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës. Këta të fundit kanë shqyrtuar sjelljen e skuadrave shqiptare pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Ndërprerja me sa duket ka ndikuar pozitivisht te Kategoria Superiore, e cila është bërë e mbarë që pas rikthimit. Edhe këtë herë asnjë rast nga elita e futbollit shqiptar nuk gjendet në listën e ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kategoritë më të ulta. Ato që e pësojnë janë Apolonia dhe Pogradeci. Më konkretisht është futbollisti Jurges Liçkollari i skuadrës liqenore, që për shkak të sjelljes antisportive ndaj kundërshtarit të tij ka marrë një pezullim prej 8 ndeshjesh. Ndërkohë në kampin fierak është lojtari Ejoh që dënohet me 5 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sjelljes josportive ndaj kundërshtarit./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

9. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiwa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online