“Trashin e pret ndihmësi i Lopeteguit”, Ergys Luga këshillon klubet shqiptare: Europa kërkon kualitet, investoni në rritjen e cilësisë

Trashi zyrtarizoi kalimin e tij te ekipi i Al Qadsia-s në Kuvajt, ku pritet të përfitojë shumë nga ana financiare. Edhe pse kampionati i Kuvajtit nuk njihet në Europë, nuk mungojnë cilësitë në trajnerët që qarkullojnë në shtetin e Lindes së Mesme. Këtë e konfirmon edhe trajneri shqiptar, Ergys Luga, i cili drejton të rinjtë e Shenzhenit në Kinë.

Në vendin aziatik është njohur edhe me kreun e pankinës së Al Qadsias, i cili më parë ka qenë edhe ndihmësi i një emri të njohur si Lopetegui, që ka drejtuar Kombëtaren e Spanjës dhe Realin e Madridit. Ergys Luga ka folur për “Syri TV“ me gazetaren Enkeleida Zeko, ku ka prekur edhe temën e të ardhmes së tij, apo edhe kampionatin shqiptar, të cilin vijon ta ndjekë edhe pse gjendet në Kinën e largët.

Transferimi i Trashit tek Al-Qadsia në Kuvajt – “Kampionati i Kuvajtit është jo shumë i njohur për futbollistët shqiptarë. Trashi do të përballet me shuam të panjohura për nga mënyra e përshtatjes së tij në këtë kampionat. Unë kam njohje me zëvendëstrajnerin pasi kam punuar këtu në Kinë. Po e zbuloj që ata më kanë kontaktuar pasi ishin të interesuar edhe për Vasil Shkurtajn, më kanë kërkuar opinion dhe unë kam konsideratën më të mirë për Shkurtajn, ja sugjerova por nuk e di pse nuk përfundoi si transfertë. Kur mora vesh transferimin e Trashit i shkrova trajnerit dhe e komplimentova duke i thënë që ta përshtasin Trashin sa më shpejt në skuadër”.

Shqiptarët në Kuvajt – “Nga cilësia e futbollistëve ka një mungesë të informacionit të lojtarëve por nuk mungon kualiteti i trajnerëve, Trashi do të ketë trajner ish ndihmësin e Julen Lopeteguit”.

Superliga – “Ndjek kampionatin shqiptar. Këtë sezon skuadrat kanë treguar konkurrencë, por më pas Tirana nisi shkëputjen dhe ndeshja mes Laçit dhe Kukësit ishte dueli që vendosi titullin”.

E ardhmja si trajner – “Po fitoj eksperiencë jashtë vendit, plani im është që të vazhdoj edhe disa kohë në Kinë pasi ka shumë diferenca krahasuar me Europën. Unë ndihem mirë për momentin jam i lumtur me kushtet dhe ambientin e mirë, nuk punoj vetëm me trajner kinez por edhe nga vende të tjera të Europës që unë i kam koleg dhe ndajmë eksperiencën”.

Kupat e Europës për klubet shqiptare- “Europa kërkon lojtarë me kualitet dhe klubet duhet të investojnë për të rritur cilësinë. Tirana e ka siguruar pak a shumë kampionatin dhe tashmë bardheblutë nuk duhet të ndryshojnë trajnerin dhe Tirana të synojë sa më lart në Europë”, ka deklaruar Ergys Luga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online